Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Baza detare e NATO-s në Porto Romano, Rama: Të procedohet sa më shpejt aplikimi i Shqipërisë për bashkëfinancim

-640-0-1700655061xramaedi-639

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kërkon përshpejtimin e procedurave për ngritjen sa më parë të bazës detare të NATO-s në Porto Romano.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Shkup, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me presidentin e Kroacisë, kryeministrin e Malit të Zi dhe kryeministrin e Sllovenisë, Rama theksoi se Shqipëria është gati të bashkëfinancojë në këtë projekt.

”Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt.

Sepse besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën e strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme.

Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024, objektivin e financimit të Mbrojtjes me 2% siç është struar nga tryeza e NATO-s për të gjitha vendet anëtare. Do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për rritjen e kapaciteteve dhe shtimin e efiçencës së forcave tona të armatosura”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment