Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama: Që nga 1 janari 2023, mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit

-640-0-1697381771xrama-344

Që nga 1 janari i vitit 2023, mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoi se qeveria do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj.

“Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit që nga 1 Janari i këtij viti. Edhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj”, shkruan Rama.

Related Posts

Leave a comment