Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I dogji deklarata e Edi Ramës. Lavrov, kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së: Ndaleni politiizimin e Ukrainës!

-640-0-ee42131e018aeee2f29873130da31ce0

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka shkruar një mesazh sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres ku i kërkon të parandalojë përfshirjen e përfaqësuesve të OKB-së në nismat e politizuara për Ukrainën.

Kjo letër vjen vetëm dy ditë pasi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kundërshtoi Rusinë e cila u përpoq të ndalonte Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të mbante fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork që u mbajt të mërkurën e 20 shtatorit 2023.

“Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelenski nuk do të mbajë fjalën” i tha Rama ambasadorit rus.

Dhe duket që Rusia nuk e lë me kaq.

Në mesazhin e Ministrisë së Jashtme ruse i bëhet apel Guterres që të mos lejojë që përfaqësuesit e strukturave të OKB-së të përfshihen në nisma të politizuara në kontekstin e krizës ukrainase. Vëmendja u përqendrua në garancitë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për t’u përmbajtur nga pjesëmarrja në iniciativa që nuk përfshijnë pjesëmarrjen e të gjitha palëve.”

Related Posts

Leave a comment