Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gazetari Guy Lawson: Të përfshirët në tragjedinë e Gërdecit, të pamëshirshëm. Luan Hoxhës iu rrezikua jeta. SPAK ta thërrasë dëshmitar

-800-0-2d15d6d2550e325adca703666472085b

Gazetari investigativ Guy Lawson u shpreh për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin “Shqip” në Dritare TV se ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha, i cili është arratisur në SHBA duhet të dëshmojë në SPAK për çështjen e Gërdecit. Gazetari Lawson u shpreh i gatshëm për të dëshmuar vetë në SPAK për çështjen e Gërdecit.

Por sipas tij SPAK-u duhet të thërrasë për të dëshmuar atasheun ushtarak Hoxha, bashkë me ambasadorin amerikan që ka qenë në Shqipëri kur shpërtheu Gërdeci. Pak muaj më parë dhe Zamira Durdaj, nëna e cila humbi fëmijën 9 vjeç në shpërthimin e Gërdecit i ka kërkuar SPAK-ut përmes një letre që të thërrasë si dëshmitar për ngjarje Hoxhën. SPAK, asokohe iu përgjigj zonjës Durdaj se nuk e gjejnë dot adresën e Luan Hoxhës në SHBA.

“Unë shpresoj që SPAK-u do t’i trajtojë çështjet e Gërdecit dhe e di që për t’i shkuar vërtet deri në fund, do të ketë nevojë për më shumë dëshmitarë, përfshirë ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, z.Luan Hoxha, i cili u arratis në Shtetet e Bashkuara në kohën e shpërthimit në Gërdec dhe tani jeton në Bronks.

Do të doja shumë të dëgjoja se çfarë ka për të thënë. Unë nuk e kam takuar Luan Hoxhën, por kam raporte për takimin që ai pati me zyrtarë të lartë në Tiranë, duke thënë se ai kishte frikë për jetën e tij, dhe sesi shqetësimet e tij u morën seriozisht aq sa qeveria amerikane, nuk ka rëndësi për çfarë arsye, pasi nuk e treguan kurrë, e nxori Luan Hoxhën nga Shqipëria.

Ky fakt flet shumë për pamëshirën e njerëzve që u përfshinë në tragjedinë e Gërdecit dhe gjithashtu për mënyrën se si qeveria amerikane nuk ka bërë realisht adresimin e duhur të këtyre çështjeve dhe kontekstit shqiptar.

Unë nuk do e kisha aspak problem të flisja edhe për SPAK-un, nëse kjo është ajo çfarë kanë nevojë. Unë mendoj se njeriu më i përshtatshëm për të dëshmuar është Luan Hoxha, i cili është në mërgim në Amerikë. Mendoj se do të ishte shumë e dobishme që ambasadori amerikan, që shërbeu në vitin 2008 së bashku me atasheun ushtarak, të vinin të përgjigjeshin. Mendoj se ata mund të flasin sinqerisht për atë që ndodhi në ato ditë dhe javë.”, u shpreh Guy Lawson.

Related Posts

Leave a comment