Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Libri i gjashtë i gazetarit Xhovan Shyti në raftet e librarive të kryeqytetit

-640-0-1699295583xshtyi-coverjpg-774 (1)

“Arratisje nga Lindja drejt Perëndimit-Në kërkim të parajsës” është libri i gjashti i autorit të tij, gazetarit Xhovan Shyti, i cili edhe këtë herë befason me tematikën e trajtuar, që ka në fokus refugjatizmin.

Këtë “plagë shekullore, që fatkeqësisht, vijon të jetë prezente, madje me intensitet të shtuar, edhe në shekullin e XXI të humanizmit të mbytur nga etja për para”, sikurse shprehet autori në krye të botimit.

“Të gjorët refugjatë! U ngjajnë atyre zogjve shtegtar që hapërdaren sa nga njëri vend në tjetrin, në pranverë, në verë, në vjeshtë e në dimër, duke u cfilitur në përpjekjen për të mbetur gjallë, të përndjekur nga gjithfarë lloj gjuetarësh…”, lexohet në hyrje të librit, duke shërbyer si një udhëzues për gjithsa do të shtjellohet në faqet vijuese.

I përbërë nga dy pjesë të largëta në aspektin kohor, por që i përbashkon tematika dhe ideja e arratisjes nga Lindja drejt Perëndimit në kërkim të parajsës, libri vjen si një risi në botën e krijimtarisë letrare shqiptare, duke e pasuruar denjësisht atë. Aq më tepër vjen si një vlerë e dëshirueshme dhe e mirëpritur po të kihet parasysh invazioni deziluzionues i shkarashkruesve që e ka përmbytur këtë botë.

Tematika e “Arratisje nga Lindja drejt Perëndimit-Në kërkim të parajsës” është trendi jo vetëm i shqiptarëve, të cilët, edhe sot pas tre dekadave, në mosguxim të qëndrimit dhe kontributit për ta sjellë këtu magjinë parajsore të Perëndimit, vijojnë ta kenë alternativë braktisjen e dheut amë, por është dukuri edhe i popujve të tjerë të Lindjes.

Jo vetëm të Lindjes ish komuniste, murin e të cilës Perëndimi e shëmbi tridhjetë vite më parë, duke i’a lenë mbeturinat papastruar, por dhe të lindjeve të tjera. Atyre aziatike, afrikane, orientale etj. lindjeve të vëna përfund prej satrapëve të pushteteve…”, lexohet në parathenien e librit.

Kohezioni i refugjatizmit, si një alternativë shpëtimi nga skëterra lindore në parajsën perëndimore, e bën edhe më të ndjeshme sipërmarrjen e autorit Shyti, i cili, në prononcim konfident, pohon se nuk e përzgjodhi rastësisht kohën e tashme të publikimit të librit.

“Kam kohë që e kam përfunduar pjesën dërmuese të tekstit libror. E mbaja në arkivën time të veprave të përfunduara duke mos planifikuar ekzaktësisht botimin e tij.

Ngjarjet, veçanërisht ato të dhjetëvjeçarit të fundit, që rezultojnë të jenë me shpërthyeset e fenomenit të arratisjes drejt perëndimit, më nxitën të mos e shtyj për më tej publikimin”, vijon të shpjegojë autori, që në mëtejshmëri thotë se “libri i parë”, siç ai e emërton, trajton ngjarje të përjetuara.

Që vijnë të servirura në formën e ditarit të refugjatit, e ku përshkruhen më hollësisht atë çka fshihet pas perdes rozë të“parajsës” kapitaliste. Ndërkohë, në të dytën pjesë të librit, tragjizmi e shton përmasën e tij duke e ngritur dhimbjen njerëzore në kreshendo.

Histori, ngjarje, statistika, analiza, komente, personazh që rrëfejnë dhimbjen e përjetuar, kronika të zeza dhe…

Tragjedinë e “Katrit të Radës”, peshkarexhës që pas goditjes nga anija e marinës italia “Sibila” shpuri në fund të ujrave të ftohtë të detit 83 shqiptarë, midis të cilëve foshnje, fëmijë, gra, burra, duke shuar madje dhe familje të tëra autori i sjellë si një homazh për të gjithë viktimat e refugjatizmit botëror, fenomenit që me ëndrrën e prekjes së “parajsës” perëndimore, po zbraz territoret e popullsive lindore, duke u kthyer në një virus global.

Forma e kompozimit, gjuha e mrekullueshme shqipe, me të cilën përcillet subjekti befasues, ia shtojnë më shumë vlerën botimit të gjashtë të gazetarit Shyti./ CNA

Related Posts

Leave a comment