Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Si do u hetohet pasuria politikanëve? Juristi i PD tregon detajet

-800-0-1683875951xrama-berisha-meta-399

Sekretari i çështjeve ligjore për Partinë Demokratike, Indrit Sefa ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se si është menduar të bëhet vetingu për politikanët.

Ai tha se tashmë është menduar një formë e re për të bërë hetimin dhe ferifikimin e pasurive të politikanëve.

“Diskutimi për vetingun është një kërkesë e hershme, ka ndryshuar formë pasi ne në propozimin e parë patëm edhe një paqartësi nga ana e SPAK se ishte vendosur ai si organ për të bërë vetingun, por nuk e mori përsipër.

Ne kemi menduar një formë të re tani e cila përputhet me institucionet të cilat kanë për detyrë funksionale kontrollin e pasurisë së funksionarëve publik, përveç kësaj tani u shtohet edhe kontrolli i figurës dhe i personalitetit të funksionarëve. Ky është element shtesë shumë i rëndësishëm”,-tha Indrit Sefa.

Related Posts

Leave a comment