Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Indrit Sefa dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale

-640-0-1678097721xsefapng-798

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeaj ka mbërritur në KQZ, ku ka depozituar aty kërkesën për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

Ky veprim ishte paralajmëruar më herët nga avokati, ku fill pas vendimit të gjykatës për vulën ai deklaroi se tashmë i hapej rrugë regjistrimit të PD-së zyrtare.Në dalje të tij nga KQZ, Sefa tha se ky është thjesht një veprim procedurial, të cilin e bëjnë të gjitha subjektet politike.

“Nuk e kuptoj se pse ka interes kur është një veprim procedurial. Është praktikë e përcaktuar në kod. Kjo është një praktikë e ndjekur nga të gjitha partitë”, tha ai.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit, vendosi të premten që të mos ia kalonte vulën e PD-së Salit Berishës, duke pranuar ankimimin e Alibeajt dhe rikthimin e çështjes në Shkallën e Parë.

Related Posts

Leave a comment