Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zgjedhjet lokale të 14 majit, Berisha mbledh në selinë e PD kandidatët fitues të Primareve

sali-berisha-2-750x375

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prej kohësh ka nisur nga përgatitjet për zgjedhjet lokale të 14 majit, që do të mbahen vitin që vjen.

Pak ditë nga mbajtja e Primareve, Berisha do të takohet sot me 55 kandidatët për kryetarë bashkie të PD-së, që kanë dalë nga votimet përmes këtij procesi.

Takimi në fjalë do të mbahet në selinë blu në orën 13:00.

Kujtojmë se 4 bashki PD ia ka lënë aleatëve të saj, ndërsa bëhet fjalë për Pustecin, Finiqin, Dropullin dhe Himarën. Ndërkohë, në Malësinë e Madhe (nuk u zhvilluan primaret dhe Fushe Arrez, janë shtyrë zgjedhjet në një date tjetër pasi rezultati doli balotazh.

Related Posts

Leave a comment