Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksionet e fundit të SPAK/ Ngjela: Është trembur shumë Saliu, është në tension mendor

Capture

Avokati Spartak Ngjela, thotë se ish-kryeministri Sali Berisha është i trembur nga aksionet e fundit të SPAK, që çuan në arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Ngjela thekson se ish-kryeministri ndodhet në një tension mendor dhe ka frikë. Sipas avokatit procesi sapo ka nisur, duke shtuar se ka shumë të korruptuar në të dyja anët e politikës.

Filluan arrestimet e ministrave për korrupsion. U arrestua ish ministri i Partisë Socialiste, Lefter Koka. Është trembur shumë Saliu. E quan “kokë turku” Lefter Kokën, në një kohë që, denoncimin për çështjen për të cilën është akuzuar Lefter Koka, e ka bërë Partia Demokratike para shtatë muajsh. Domethënë me një denoncim të ushtruar nga Sali Berisha.

Kuptohet, Saliu është në tension mendor… Ka frikë. Por, procesi do të vijojë. Janë shumë të korruptuar në qarqet e larta të politikës, në të dy krahët e saj. Goditja e tyre është shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Prisni dhe shikoni: procesi filloi”, shkruan Ngjela.

Related Posts

Leave a comment