Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha nuk heq dorë: Ditën e premte më keni në Parlament!

Berisha-sot-1068x603

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në parlament ditën e premte, me nisjen e punimeve në legjislaturën e re. Kështu deklaroi vetë ai në emisionin “Now” me Erla Mëhillin.

“Unë nuk fshihem prapa mandatit”, u shpreh z. Berisha.

Sali Berisha tha se sovraniteti i vendit është shprehur me votën e qytetarëve, ndaj në asnjë lloj rrethane ai nuk mund “ta shkelmojë sovranitetin e Shqipërisë”.

Ish-kryeministri theksoi se nuk do të ketë tërheqje nga ana e tij.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në “Now” me Erla Mëhill komentoi shpalljen “non grata” nga SHBA. Ai tha se nuk ka kërkuar, që Partia Demokratike të përfshihet në këtë çështje.

“Unë bëj betejë për PD, PD s’ka pse të bëjë betejë për mua. Unë kam kërkuar që askush të mos angazhohet në një betejë. PD nuk angazhohet në këtë fushatë dhe nuk duhet të angazhohet në këtë fushatë”, tha z. Berisha.

Related Posts

Leave a comment