Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I zhgënjyer nga Berisha? Kandidati i “Primareve” për Tiranën troket gotat me Alibeajn

-640-0-0b74c6c320b263030c85ca764137b1b7

Zhvillimi i procesit të “Primareve” për zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë për zgjedhjet e 14 Majit 2023, bëri që Berisha të humbë një pjesë të simpatizantëve, pasi shumë kandidatë të Primareve mbetën të zhgënjyer nga një proces me dyshime të forta manipulimi.

Kandidati i “Primareve” në Tiranë, Fatmir Merkoçi, mbrëmjen e djeshme është shfaqur në një darkë të organizuar nga Enkelejd Alibeaj me rastin e festave të fundvitit. Siç duket dhe nga fotot e mëposhtme, Merkoçi troket gotat me Alibeajn, ku shfaqet edhe i buzëqeshur.

Siç duket, pas zhgënjimit në “Primare”, Merkoçi ka “tradhtuar” Berishën duke kaluar në krahun e Alibeajt. Kujtojmë se edhe kandidati i “Primareve” në Kamës Shemsi Prençi u shfaq para dy ditën krah Alibeajt në një takim me demokratët.

Related Posts

Leave a comment