Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“E njëjta frymë si Berisha dhe Meta”, Veliaj komenton Këlliçin: Nuk është kundërshtar i fortë!

veliaj-kellici-640x375

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka komentuar kundërshtarët e tij në zgjedhjet e 14 Majit.

I ftuar në emisionin “Wake up”, Veliaj është shprehur se kandidati i opiztës, Belind Këlliçi është e njëjta frymë si Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Veliaj theksoi se do të ishte më mirë nëse kandidatët do të diferencoheshin nga liderët e partisë.

Formalisht ti ke përballë një koalicion që drejtohet nga këto personazhe që për mua përfaqësojnë Shqipërinë mbrapa.

Të njëjtët personazhe sjellin një persnazh që është e njëjta frymë. Unë nuk mendoj se është kundërshtar i fortë.

Jemi një ngërç. Sot opozitën e përfaqëson Meta dhe Kryemadhi, një parti private.

Unë besoj se nëse kandidatët bëjnë diferenëcn nga liderët e partive do të ishte një gjë e mirë”, tha Veliaj.

Related Posts

Leave a comment