Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha takim me deputetin e Partisë Konservatore britanike: E njoha mikun tonë me shkaqet e largimit masiv të shqiptarëve, si pasojë e vjedhjes nga qeveria

auto_081681224941

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me deputetin e Partisë Konservatore britanike, anëtarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Britanik z. Henry Smith.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një njoftimi në Facebook, ku i ka shprehur mirënjohjen zotit Smith për angazhimin për të mbështetur bashkëpunimin mes dy vendeve.

Berisha tha se gjatë takimit e njohu deputetin e Partisë Konservatore me shkaqet e largimit masiv të shqiptarëve, fenomen që sipas tij vjen si rezultat i vjedhjes së papërmbajtur të qeverisë së PS-së.

Reagimi i Berishës:

Takim me deputetin e Partisë Konservatore, anëtarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Britanik z. Henry Smith.

Të dashur miq, sot pata një takim me deputetin e Partisë Konservatore, anëtarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Britanik z. Henry Smith. Në këtë takim shfrytëzova rastin ti shpreh z. Smith mirënjohjen time të thellë për interesin e tij të madh dhe angazhimin për të mbështetur bashkëpunimin midis dy vendeve tona dhe dy partive tona si motra.

Partia Demokratike e Shqiperisë dhe Partia Konservatore e Britanisë së Madhe kanë patur një bashkëpunim të ngushtë dhe të suksessshëm nga vitet ‘90 deri sot.

Ne këtë takim e njoha mikun tonë me situatën politike në vend dhe shkaqet themelore të largimit masiv të qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria si rezultat i vjedhjes së papërmbajtur nga qeveria e narkoshtet aktuale, varfërimi i tyre i pandalshëm dhe pasiguria për shkak të sundimit të krimit në vend. Gjithashtu unë e njoha deputetin Smith me përpjekjet antikushtetuese të qeverisë së narkoshtetit shqiptar dhe mafies ndërkombëtare kundër Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.

Në takim ramë dakord të intensifikojmë bashkëpunimin midis dy partive tona.

Takimi ishte i hapur dhe u karakterizua nga frymë mirëkuptimi midis palëve. #sb

Related Posts

Leave a comment