Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kuvendi rrëzoi rezolutën për dënimin e genocidit të Srebrenicës, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Vuçiç

sali-berisha2222-770x420-1

Kërkesa e deputetëve të grupit të Rithemelimit, për të miratuar një rezolutë për krimet e Serbisë në Bosnje është bërë shkak për replika të forta në sallën e Kuvendit.

Balla akuzoi Berishën se ka furnizuar me naftë Serbinë, pavarësisht një vendimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për embargo.

Me shumicë votash deputetët e PS-së votuan kundër miratimit të kësaj rezolute, me pretendimin se nuk do të pranojnë asnjë kërkesë që vjen nga Komisioni i Rithemelimit.

Gjatë hedhjes në votim, Berisha u çua nga vendi dhe filmoi të gjithë socialistët që ngritën kartonat, duke i akuzuar ata si pengje të presidentit serb.

Nga ana tjetër ai mohoi çdo akuzë që bëri Balla, se ka shkelur embargon e OKB duke furnizuar me naftë Serbinë, pak muaj para masakrës së Bosnjes.

“Votimi që ju bëtë sot kundër rezolutës i shërben vetëm Aleksandër Vuiçiçit. Po çfarë mund të presësh nga kreu i një organizatë kriminale, nga një skllav i Aleksandër Vuçiç,si mund të silleni kështu si kope. 

Së fundi një sqarim, Sali Berisha ka mbajtur çdo qëndrim kundër  kontrabandës, dhe ka respektuar çdo embargo që është vendosur nga OKB. Ju me votimin e sotëm të turpshëm, shkelët gjakun e 8 mijë viktimave në Bosnje”, tha Berisha.

Related Posts

Leave a comment