Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kërkuan përjashtimin, Berisha replikon me Anila Denajn: Ty të duket se të pëlqejnë ato që të thotë Rama

auto_xycxd1676307626

Sali Berisha ka replikuar në Kuvend pas kërkesës së 27 deputetë, të cilët kërkuan përjashtimin e tj nga Kuvendi për fyerje dhe gjuhë të papranueshme kundrejt deputeteve.

Ai iu përgjigj Anila Denaj, e cila bëri leximin e deklaratës, ndërsa Berisha theksoi se ai nuk do të përdorë fjalët që i përdor shefi i saj politik, Edi Rama.

Ai pretendoi se është politikan i një soji tjetër.

Me asgjë me asnjë akt nuk mund të s’fumoni skandalin e tmerrshëm me të cilin jeni përfshirë. Këtu në parlament endet hija e McGonigal i cili bashkëpunoi jo vetëm me Edi Ramën por edhe me disa këta ministra dhe ministre që mori përsipër si vrasës me pagesë të sulmojë opozitën. Të shkatërrojë opozitën. Kryetari juaj dhe një pjesë e juaj do të jeni në gjykim. Zonjë do të them një gjë, duket se të pëlqejnë ato që thotë Rama. Unë jam soj, tjetër edukatë tjetër dhe nuk kam si ta kuptoj reagimin tënd vetëm”, tha ai.

Related Posts

Leave a comment