Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

GJKKO shpall nesër vendimin për Berishën dhe Malltezin, avokati: Pyesni Berishën pse nuk paraqitet në gjykatë

-640-0-e81800f1c96093a0fb48af77a4633d86

Pas më shumë se 7 orësh, është vendosur të shtyhet për nesër seanca e GJKKO për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Ditën e nesërme në orën 11:00, GJKKO pritet të shpallë vendimin për apelimin e palës mbrojtëse ndaj masave të dhëna për Berishën dhe Malltezin, ky i fundit në burg dhe ish-kryeministri me detyrim paraqitjeje.

Po gjatë seancë së sotme, Malltezi ka qenë i pranishëm ku për më shumë se një orë ka argumentuar të gjithë procedurën e ish-kompleksit Partizani, duke pretenduar se është tërësisht e rregullt.

Në përfundim të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka shpjeguar për mediat se çfarë ndodhi sot, por pa dhënë shumë detaje se si pritet të veprojë pala mbrojtëse.

“Ne siç e dimi kemi që nga ora 9, kemi paraqitur të gjitha dokumentat që jo vetëm masat e sigurimit nuk qëndrojnë, por edhe çështja është një farsë. Edhe vetë zoti Jamarbër Malltezi ishte prezent në gjykim, shpjegoi të gjitha detajet e pronës për më shumë se 1 orë. Gjykata vendosi të shtyhet për nesër në orën 11:00 me shpalljen e vendimit.

Të gjitha kërkesat që kemi bërë në shkallë të parë, i kemi rikërkuar në Apel. Zoti Malltezi shpjegoi të gjithë procedurën e privatizimit, përfitimit të pronës. Procesi i njohjes së vendimit dhe ai i kontestimit janë dy gjëra.

Vendimi për Berishën është ant-kushtetues, ai është një vendim nominal i zotit Berisha, mos ia drejtoni mbrojtjes”, deklaroi Gjokutaj.

Related Posts

Leave a comment