Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha mungon në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike

Lulzim-Basha-grupi

Që prej orës 18:30 në  selinë e Partisë Demokratike ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të kësaj partie. Në qendër është strategjia dhe sjellja e opozita në Parlamentin e ri që pritet të nisë paraditen e nesërme seancën e parë plenare.

Temë e takimit është, gjithashtu, edhe diskutimi për qendrimin ndaj  deputetit Sali Berisha, i cili është shpallur non-grata, duke ngjallur kështu debate në selinë blu por edhe në të gjithë opinionin shqiptar, nëse duhet të jetë pjesë e Parlamentit apo jo. Ndërkohë  vetë Berisha që disa herë ka deklaruar se do të jetë pjesë e Parlamentit, nuk merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar, që e drejton Lulzim Basha.

Related Posts

Leave a comment