Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deutsche Welle: Në Samitin e Tiranës mungon vetëm Albin Kurti!

-640-0-1689599991x59325764-1004-464

Mospajtimet ndërmjet kryeministrave Kurti e Rama kulmuan më 6 korrik, kur Albin Kurti, refuzoi të takonte Ramën në Prishtinë. Tani Kurti nuk shkon as në Tiranë në takimin e ftuar nga Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të marrë pjesë në takimin joformal të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor që mbahet të hënën datë 17.07, në Tiranë. Këtë takim ka ftuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti, ka angazhime të tjera.

“Kryeministri Kurti e ka njoftuar kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë, e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë”, njoftoi Kryeziu.

Mungon vetëm Kurti

Rama nuk u prit nga Kurti në PrishtinëFotografi: Ani Ruci/DW
Takimi jo formal në Shqipëri i udhëheqësve të Ballkanit Perendimorë, është organizuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë. E për këtë samit, qeveria e Kosovës e konfirmon se kryeministri Kurti do të marrë pjesë.

Në takimin joformal që mbahet sot në Tiranë, do të jenë pjesëmarrës të gjithë kryeministrat e vendeve të tjera të rajonit, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo, si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Shqipëria sivjet e kryeson Procesin e Berlinit dhe takimi joformal i së hënës në Tiranë ku do të marr  pjesë edhe  komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli, ka për qëllim diskutimin dhe koordinimin, për të hartuar kërkesa të përbashkëta.

Të gjitha këto kërkesa pastaj, udhëheqësit e Ballkanit perendimorë, do t’i paraqesin në samitin e Berlinit. Samiti i Berlinit apo siç njihet nisma për procesin e  Berlinit, u iniciua nga kancelaria e atëhershme gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit, si Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në këtë proces janë të përfshira edhe institucionet e BE-së.

Related Posts

Leave a comment