Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Plan për atentat ndaj Albin Kurtit? Vjen reagimi i parë i kryeministrit të Kosovës

-800-0-1707570571ximg-5496-788

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi mediat në Kosovë kanë raportuar duke cituar burime të sigurisë së Kosovës, se ka pasur plan nga Serbia për atentat ndaj tij, teksa ai ndodhej mbrëmjen e djeshme në Shkup, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB.

Kurti ka theksuar se ka mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar.

Ai shtoi gjithashtu se në Shkup nuk është ndjerë i rrezikuar, por ka parë forca të shumta policie që janë kujdesur për mbledhjen ku ai mori pjesë.

“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar.

Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, ka deklaruar Kurti.

Related Posts

Leave a comment