Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“E kanë lënë pas Edi Ramës”, media britanike tallet me kryeministrin Sunak për foton në Dubai

-800-0-1701445920xscreenshot-416

Media britanike “DailyMail” ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin vendas Rishi Sunak për shkak të rolit të tij në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Sunak po përballet me kritika të ashpra në Londër, por ai hodhi poshtë nga Dubai paralajmërimet se reputacioni i Britanisë së Madhe është dëmtuar nga rishikimi i strategjisë për emetimet zero nga ana e qeverisë.

Në konferencën që po zhvillohet në Dubai merr pjesë edhe shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe është ai i përzgjedhuri i Mail për të çuar deri në fund talljen me Sunak.

Teksa liderët kanë pozuar për foton zyrtare të Cop28, bie në sy fakti se Sunak është vendosur në rreshtin e fundit.

“Në fakt e kanë vënë pas kryeministrit shqiptar Edi Rama”, shkruan media britanike me ironi.

Ndryshe nga Sunak, Mbreti Charles ishte ai që mbajti lart nderin e Britanisë së Madhe duke u vendosur në rreshtin e parë përkrah presidentit francez Emmanuel Macron, ndërsa Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u pozicionuan më në qendër.

Related Posts

Leave a comment