Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lufta në Ukrainë, Rishi Sunak-Europës: Injoroni Moskën deri në tërheqjen e plotë të trupave

-1200-630-6370c647d5002

Rishi Sunak u ka kërkuar liderëve në një samit të Baltikut që të injorojnë çdo thirrje të Moskës për një armëpushim derisa të tërheqë të gjitha trupat nga Ukraina.

Sunak tha se aleanca duhet t’i dërgojë më shumë ndihmë ushtarake Ukrainës, duke përfshirë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, artileri dhe automjete të blinduara.

“Ne duhet të jemi të qartë se çdo thirrje e njëanshme për një armëpushim nga Rusia është krejtësisht e pakuptimtë në kontekstin aktual,” theksoi ai.

“Vendosmëria jonë kolektive është e qartë dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Dhe kjo sepse para se të gjithash siguria e tyre është siguria jonë,” shtoi kryeministri.

JEF përbëhet nga Danimarka, Estonia, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Related Posts

Leave a comment