Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Krime lufte e gjenocid/ Hetuesit e Tribunalit të Hagës zbresin në Ukrainë

Tribunali Hages

Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës ka nisur hetimet për krime të luftës të kryera gjatë agresionit rus në Ukrainë.

Kryeprokurori Karim Khan tha se do ta nisë punën sa më shpejt që të jetë e mundur, për të mbledhur provat, në lidhje me krimet e mundshme kundër njerëzimit apo gjenocidit të kryer në Ukrainë.

Khan bëri me dije se një “ekip i avancuar” hetuesish është nisur drejt Ukrainës. “Kërkesa e bërë nga kaq shumë vende na lejon të fillojmë hetimet mbi ngjarjet në terren”- deklaroi ai për BBC.

Referimi për nisjen e hetimeve erdhi pas kërkesës së bërë në gjykatën ndërkombëtare nga 39 vende, përfshirë dhe Shqipërinë.

Ky vendim i gjykatës së Hagës vjen në një moment kur lufta në Ukrainë sa vjen e përshkallëzohet.

Kievi dhe të gjitha qytetet në lindje dhe juglindje qëndrojnë të rrethuara nga forcat ruse, ndërkohë që qyteti i Khersonit ka rënë në duart e pushtuesve.

Related Posts

Leave a comment