Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Presidenti rus urdhëron armëpushim 36-orësh në Ukrainë

-640-0-putin-973 (1)

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar forcat e tij për armëpushim 36-orësh në Ukrainë.

Sky News shkruan se Putin ka udhëzuar ministrin rus të Mbrojtjes që të pezullojë çdo sulm gjatë Krishtlindjeve Ortodokse. Ky armëpushim do të zbatohet nga mesdita e 6 Janarit deri në mesnatën e 7 Janarit.

Shumë të krishterë ortodoksë, përfshirë ata që jetojnë në Rusi dhe Ukrainë, festojnë Krishtlindjet në 6 deri në 7 janar.

Një deklaratë zyrtare nga Kremlini të postuar në aplikacionin Telegram thuhet: “Udhëzimet e Presidentit të Federatës Ruse për Forcat e Armatosura të Federatës Ruse.

Duke marrë parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzoj Ministrin e Mbrojtjes së Federatës Ruse që nga ora 12:00 e datës 6 janar 2023 deri në orën 24:00 të datës 7 janar 2023, për një armëpushim në të gjithë vijën e kontaktit ndërmjet palët në Ukrainë.

Duke u bazuar në faktin se në zonat e luftimit jetojnë një numër i madh qytetarësh që janë ortodoksë, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë armëpushim dhe t’u japë atyre mundësinë të marrin pjesë në shërbesat në prag të Krishtlindjeve, si dhe në Ditën e Lindjes së Krishtit”.

Related Posts

Leave a comment