Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Paralajmërime për luftë të gjatë në Ukrainë

-640-0-b43b47d5f881bc761fffb9349a01774f

Ndërsa Zonja e Parë ukrainase Olena Zelenska, i kujtoi Kongresit të Shteteve të Bashkuara humbjet në njerëz shkaktuar nga agresioni i Rusisë kundër vendit të saj, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi se qëllimet ushtarake të Moskës nuk kufizohen vetëm në lindje të Ukrainës.

Zonja e Parë e Ukiranës, Olena Zelenska, u prit me duartrokitje nga anëtarët e të dyja dhomave të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, të mërkurën.

Ajo tha se megjithëse gratë e presidentëve zakonisht përqëndrohen në çështje që lidhen me paqen, si arsimi, ajo nuk mund të qëndrojë duarkryq ndërsa Rusia shkatërron popullin dhe vendin e saj.

“Po kërkoj diçka që kurrë nuk do ta kërkoja. Po kërkoj armë. Armë që nuk do të përdoren për të nisur një luftë në tokën e dikujt tjetër, por për të mbrojtur shtëpinë tonë dhe të drejtën që të zgjohemi gjallë në atë shtëpi. Po kërkoj sisteme për mbrojtje ajrore, që raketat të mos vrasin fëmijët në karroca”, tha ajo.

Ndërsa zonja Zelenska tregoi fotografi të viktimave të luftës, në Moskë, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavror tha se operacioi ushtarak i Rusisë nuk është i përqëndruar vetëm në lindje, ndërsa pretendoi se Ukraina nuk ishte serioze rreth bisedimeve e paqes.

“Ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shprehin diçka që do të meritonte vëmendje serioze të njerëzve seriozë. Tashmë e kemi kuptuar”, tha ai.

Shefi i shtabit të përgjithshëm amerikan, gjenerali Mark Milley, u pyet rreth përparimit të ushtrisë ruse në lindje të Ukrainës.

“Si përfundim, kostoja është shumë e lartë, ndërsa përfitimet janë shumë të pakta. Në Luhansk dhe Donbas po zhvillohet një luftë e rëndë shkatërruese. Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj se a është Donbasi i humbur? Jo, nuk ka humbur ende”, tha ai.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se pesë muaj pas sulmit të paprovokuar të Rusisë, ushtria ukrainase ende është duke luftuar dhe se Kievi vazhdon të qëndrojë në këmbë.

Related Posts

Leave a comment