Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ja shteti në të cilin Putini pritet të arratiset nëse humbet luftën në Ukrainë

-640-0-1669387739xputinpng-822

‘Plani i arratisjes’ së Putin – dhe shteti ku pritet të shkojë nëse humbet luftën

Nëse Rusia humbet luftën, Vladimir Putin besohet se po konsideron të kërkojë strehim në Amerikën e Jugut, ndërsa kreu i Kremlinit vazhdon përpjekjet e tij luftarake në atë që ai e qysh prej fillimit e ka quajtur një ‘operacion special ushtarak’ në Ukrainë.

“Putin ka krijuar një plan arratisjeje për të ikur në Amerikën e Jugut, më saktësisht në Venezuelë, në rast se forcat ruse mposhten në Ukrainë,” kështu është shprehur ish-shkruesi i fjalimeve të liderit rus, Abbas Gallyamov.

Duke cituar një burim të Kremlinit, eksperti politik Gallyamov ka sugjeruar gjithashtu se Putini është duke eksploruar opsionin e azilit në Venezuelë si pjesë e një plani të fshehtë të cilit thuhet se i është dhënë kodi me emrin “Arka e Noes”.

Gallyamov shkroi në Telegram se: “Unë zakonisht nuk ritregoj histori të brendshme, por sot do ta bëj një përjashtim.

Së pari, i besoj shumë burimit dhe së dyti, informacioni është shumë legjitim.

Siç nënkupton emri [Arka e Noes], ka të bëjë me gjetjen e tokave të reja ku mund të shkoni në rast se situata bëhet krejtësisht e pakëndshme në atdheun tuaj.

Rrethimi i liderit nuk përjashton që ai të humbasë luftën, të humbasë pushtetin dhe të duhet të evakuohet urgjentisht diku”.

Ai shtoi: “Për fat të keq, burimi im nuk di asnjë detaj tjetër, megjithatë, ajo që është thënë është e mjaftueshme për të kuptuar: kur ata [Rusia] thonë se “gjithçka po shkon sipas planit”, ka kuptim të sqarohet se për cilin plan bëhet fjalë pasi ata duket se kanë më shumë se një plan.”

Kremlini po përballet me një luftë të gjatë për të mbajtur vijat e frontit në rajonet e mbetura nën kontrollin e Rusisë mes përpjekjeve të përsëritura për kundërsulme nga forcat ukrainase.

Pas rimarrjes së Khersonit muajin e kaluar, Ukraina është parashikuar të shkaktojë pengesa të mëtejshme për Rusinë.

Nga ana tjetër, nëse ky ‘plan arratisjeje’ është në fakt i vërtetë dhe Rusia përfundon duke e humbur luftën ndaj Ukrainës, përzgjedhja e Venezuelës si një vend-strehimi, sipas shumë analistëve, nuk do të ishte zgjedhje më ideale për Putinin – kjo sepse, pavarësisht një ‘lufte të ftohtë’ mes Venezuelës dhe SHBA-së, e cila e ka vështirësuar dhe më tej situatën ekonomike dhe hiperinflacionin në vend, Amerika vazhdon të mbetet një aleat i rëndësishëm dhe politikanët me prirje perëndimore janë preferuar më tepër nga votuesit venezuelianë të cilët ende nuk e kanë humbur shpresën se SHBA-ja do të jetë ajo që i nxjerr, përfundimisht, nga gjendja kaotike në të cilën ata e kanë gjetur veten prej vitesh.

Related Posts

Leave a comment