Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ministri ukrainas i zhgënjyer nga takimi në Turqi, Lavrov i Rusisë: Ne nuk e kemi pushtuar Ukrainën

66ED9228-FD0E-4386-8686-A2F5CD196A0C

Ka përfunduar takimi mes ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Ankara. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Kuleba ka deklaruar se takimi nuk shkoi dhe aq mirë pasi sipas tij nuk u arrit asnjë marrëveshje për korridoret humanitare.

Ai shtoi se situata është tragjike në qytetin e Maripuolit, ndërsa bisedimet do vijojnë pas këtij takimi, me shpresën për progres dhe për t’i dhënë fund luftës.

Falënderoj ministrit Cavusoglu për ndërmjetësimin e këtij takimi në Antalia. Bisedimet ishin të lehta dhe të vështira. Rusia nuk u tërhoq nga pozicionet e saj. Situata momentalisht është shumë e vështirë në Mariupol i cili është duke u bombarduar nga forcat ruse. Kërkova nga ministri Lavrov krijimin e korridoreve humanitare në Mariupol për largimin e civilëve. Lavrov hezitoi pasi nuk ishte në gjendje të përgjigjej për këtë gjë pa marrë konfirmim nga autoritetet përkatës. Biseduam dhe për një armëpushim 24 orësh për të adresuar problemet humanitare, nuk arritëm progres. Jam i gatshëm të takohem sërish në këtë format”, tha Kuleba.“-tha Kuleba.

Nga ana tjetër Lavrov në një konferencë veçmas për shtyp tha se do të punohet për platformën në Bjellorusi dhe se duhet gjetur një zgjidhje që do të jetë në favor të gjitha shteteve europiane.

Lavrov: Ne duam të punojmë seriozisht në platformën e paraqitur në Bjellorusi. Duhet krijuar një zituatë që të jetë zgjidhje ose në favor të gjitha shteteve europiane.

Related Posts

Leave a comment