Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

A do të dërgojë SHBA trupa ushatarakë në Ukrainë? Ja si përgjigjet Biden

-640-0-1666699118xbidenpng-101

Presidenti amerikan, Joe Biden ka përsëritur qëndrimin e tij se SHBA nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.

I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e tij për dërgimin e forcave të armatosura, udhëheqësi amerikan u tregua i qartë duke thënë se SHBA ka dërguar në Ukrainë miliona dollarë ndihmë ushtarake.

“Jo, ne po dërgojmë materiale, siç kemi dërguar miliona dollarë.”

Theksojmë se që nga fillimi i luftës, Biden ka qenë i qartë në qëndrimin e tij se SHBA nuk do  të dërgojë trupa në Ukrainë.

Javën e kaluar, SHBA tha se po përgatitej t’i dërgonte Ukrainës një paketë ndihme ushtarake prej 275 milionë dollarësh, duke ofruar aftësi të reja për të mposhtur dronët dhe për të forcuar mbrojtjen ajrore ndaj bombardimeve të forcave ruse.

Related Posts

Leave a comment