Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lufta me zjarret, ja sa vatra aktive ka në të gjithë Shqipërinë

AHH

Situata me zjarret në Shqipëri është përmirësuar, e ndikuar kjo edhe nga reshjet e shiut. Aktualisht të gjitha vatrat që ishin në fshatrat Thirrë, Munellë e Domgjon në bashkinë Mirditë janë shuar.

Mbetet ende një vatër në fshatin Patalej në bashkinë Lezhë, ku është angazhuar edhe një mjet helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri.

Ndërkohë sot është mësohet se është raportuar një vatër zjarri në zonën pyjore, në malin e Tërbunit në Pukë, ku janë angazhuar forcat e shërbimit pyjor, të zjarrfikëses, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe banorë të zonës për të vënë situatën nën kontroll.

Edhe në fshatin Radat të bashkisë Dropull ka rënë zjarr. Mësohet se një vatër zjarri është konstatuar para pak minutash në fshatin kodrinor, në kufi me Greqinë.

Mendohet se flakët janë vënë nga dy barinj që kullosin bagëtitë në zonë.

Related Posts

Leave a comment