Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pyetje naive të medias ndaj të dyshuarit për vrasje kryeministri

65c61760-b5e4-457f-8ba5-1c8c0284e42d

Arbër Zaimi

Institucionet e sigurisë dhe inteligjencës të Shqipërisë dhe Kosovës kanë dyshuar dhe shqyrtuar një person, si potencialisht vrasës me pagesë i kryeministrit të Kosovës.

Media e merr në telefon të dyshuarin dhe e pyet.

Edhe populli më i sinqertë në botë po të ishim (gjë prej së cilës jemi boll larg), besoj se nuk do i bënim pyetje kaq naive dikujt.

Tamam puna, të përgjigjej Preka e të thoshte, po zotëri, ashtu është, ja prisni t’ju tregoj edhe detajet e planit…

Tash, cili është funksioni i këtyre pyetjeve “naive”?

Filozofi francez, Jacques Derrida, e ka patur një seminar mbi de-monstrimin e monstrave. Vendose monstrën në ballinë të gazetës, thoshte ai, dhe dalëngadalë publikut do të fillojë t’i duket njerëzor monstra, t’i vijë keq për të, t’i duket normal dhe i pranueshëm. Kështu e keqja bëhet banale, sipas nocionit të banalitetit të së keqes të Hannah Arendt (“E keqja vjen kur dështojmë të mendojmë.“).

Kështu pra, de-monstrohen monstrat, paketohen si normale, relativizohen situata të tmerrshme. Del se institucionet e sigurisë e inteligjencës të Shqipërisë dhe Kosovës, në bashkëpunim me partnerët e tyre, paskan qenë komplet jo-kompetente, vrasës me pagesë nuk ka, rreziqe nuk ka, nuk ka nevojë të shqetësohemi, jetojmë në një Ballkan parajsor, akoma nuk e dimë, por do ta mësojmë…

Related Posts

Leave a comment