Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO: Plas grushti në Kuvendin e Kosovës, goditet Albin Kurti. truprojat e tij përplasen me opozitën

-640-0-f3779edd604fa483d64eab3cec229ded

Në Kuvendin e Kosovës ka pasur përplasje të ashpër fizike mes opozitës dhe sigurimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e disa ministrave të Qeverisë, pasi deputetët opozitarë kanë vendosur që të mos e lejojnë të vazhdojë fjalimin Kurti, meqë vetëm një ditë më parë, shefja e grupit parlamentar u dëgjua në përgjime duke biseduar me deputet të Listë Serbe për veteranët e UÇK-së.

Kurtit fillimisht u provua që t’i ndalet fjala me dhunë e më pas edhe iu hodh ujë në foltore.

Situata u tensionua në Kuvend pasi fillimisht zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, largoi një letër, e vendosur në foltoren e Kuvendit të Kosovës nga disa nga deputetët e partive opozitare.

Nuk kuptohej shumë mirë se çka përmbante letra.

Pas kësa plasi sherri dhe grushtat mes deputetëve dhe badigardëve të Kurtit.

Related Posts

Leave a comment