Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë, e në veçanti të lagjes “Dardania” në Pejë. Pas homazheve pranë pllakës përkujtimore të kësaj lagje, shefi i ekzekutivit ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale. “Bashkë me kolegë nga Kuvendi dhe me aktivistë të Lëvizjes sonë bëmë homazhe këtu në Pejë te lapidari, duke u përkulur e duke i përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit nga forcat serbe këtu në lagjen ‘Dardania’”, ka thënë Kurti, teksa ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale. Kurti ka kërkuar më shumë punë nga Prokuroria Speciale në identifikimin e kryerësve të masakrave në Kosovë. “Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjate dhe për siguri, për të gjithë dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë dhe Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë që t’i nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat. Dihet që viktimat nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit por edhe familjet e tyre, farefisi i tyre dhe mbarë shoqëria jonë”, ka thënë Kurti.
Related Posts
Mediumi serb “Blic” ka publikuar përmbajtjen e supozuar të dokumentit të nënshkruar javën e kaluar në Nju Jork nga ministrat…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kroaci ku është pritur nga ambasadori i Kosovës, Gëzim Kasapolli dhe disa…
Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad deklaroi këtë të shtunë se qeveria serbe duhet të ketë përfaqësuesin e saj në…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar publikisht planin franko gjerman. Pas takimit të sotëm me të dërguarin e posaçëm…
Nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE, duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Kështu deklaroi të hënën presidenti kroat Zoran…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se autoritetet “nuk do të bisedojnë dhe bashkëpunojnë me kriminelët” në veri, por do…
Po vazhdojnë përplasjet mes udhëheqësve kosovarë dhe atyre serbë për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit. Është presidentja e Kosovës, Vjosa…
Nga Kimete Berisha Kur po nxehet, me ti shti ethet, si ata t’trentit me kapuç, me cigare në gojë e…
Qytetarët e Serbisë zenë vendin e tretë në mbarë botën për armatim. Institucionet shtetërore pretendojnë, se ky klasifikim është arbitrar….
Muajin e kaluar, Serbia dhe Azerbajxhani nënshkruan memorandume dypalëshe mirëkuptimi për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e energjisë, duke zhvilluar…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama, i cili pak ditë ma parë tha a…
Edi Rama i qëndron idesë se Open Balkan është një mundësi e mirë për të gjithë, përfshirë dialogun Kosovë –…
“Sava” dhe “Danubi”, përveçse lumenj që rrjedhin nëpër Serbi, janë edhe emra të koduar të dy luftëtarëve serbë, që pretendojnë…
Marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, që prej zgjedhjes së këtij të fundit kryeminstër i Kosovës, nuk ka qenë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtensionimi i situatës në veri nuk mund të zgjidhet me trysni dhe…