Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çmenden çmimet në Ksamil! Gazetarja: Ka lokale ku shezlongu shkon 200-300 €,edhe më shtrenjtë

Ksamil-i-Albanien-660x330

Ksamili po bëhet një destinacion elitar për turistët e huaj dhe vendas. Gazetarja Anxhela Lushkaj tha se çmimet në këtë zonë po kapin shifra të frikshme pasi dy shezlonget VIP mund të shkojnë nga 200-300 euro pasi ofron luks.

Megjithatë gazetarja tha se në Sarandë ka vend për të gjithë, pasi ka plazhe ku pushuesit mund të marrin çadra me çmim shumë të lirë e madje ka vende ku mund të marrin me vete çadrën e tyre.

“Po ndalemi te shezlonget ekonomike në Sarandë, këtë vit minimalisht fillojnë me 1000 lekë. Sa i përket Ksamilit, ai po tenton të kthehet në një destinacion të turizmit elitar dhe këtë e tregojnë edhe disa subjekte të ngritura vitet e fundit ku mund të gjesh minimalisht shezlonge me 200-300 euro, pastaj ka edhe shezlone vip, që kapin shifrën e 1000 euro”,-tha gazetarja ndërkohë që shtoi se gjithsesi Saranda ofron për të gjithë shtresat e shoqërisë ku mund të gjesh shezlong të lirë, por ka edhe plazhe ku ti mund të shkosh me çadrën tënde.

Related Posts

Leave a comment