Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ksamili si epiqendër turizmi dhe problemet që e shoqërojnë

-800-0-1690876987xksamil-835

Nga Adelina Shehu

Ksamili eshte nje qyteze, prodhim tipik i tranzicionit shqiptar paskomunist. I furnizuar fillimisht nga levizja e pakontrolluar e pas 90-te me banore kryesisht te malesive te Laberise. Më tej e nxitur nga joshja per te zaptuar nje cope toke, ndertuar pa leje me te ardhura kryersiht nga puna ne emigrim ne Greqine dhe Italine fqinje me shpresen gati ne siguri se legalizimi i radhes do te te beje pronar te truallit e te ndertimit. Zakonisht ne dimer nuk i kalon 3-4 mije banore.

Te shtunen ne mbremje ne Ksamil mendohet se kane fjetur mbi 30 mije vete. Pushues nga Shqiperia, viset shqiptare jashte vendit, shqiptare nga diaspora dhe mysafire nga e gjithe bota. Te dielen duhet te kene qene ne plazhet rreth saj mbi 40 mije vete. Ksamili kete vit ka qene prezent ne websitet më në zë në Europe për turizimin.

Nuk eshte e lehte te administrosh nje realitet urban i cili ne 6-8 jave te vitit duhet te prese rreth 10 hjerë më shumë se banorët e zakonshëm.

Shqipëria nuk shkëlqen në shërbimet publike që ofron edhe ne periudha normale të vitit për banorët e saj. Nuk shkelqejnë bashkitë e mëdha me potencial financiar më të madh se ajo e Sarandës. Kjo e fundit duhet të përballet edhe me rritjen disaherëshe të vizitorëve edhe në vetë qytetin e Sarandës gjatë verës.

Është thuajse inekzistent transporti publik tokësor, nuk njihet as si koncept transporti publik ujor, administrimi i mbetjeve të ngurta vuan nga probleme bazike që fillojnë nga mbledhja e diferencuar në burim deri te vështirësia e trafikut për në landifilldin e Bajkaj, ndërsa shërbimet policore janë përforcuar edhe me forcën policore detare.

Në orë të pasdites një udhëtim me makinë nga Ksamili dhe Sarandë mund të shkojë edhe 2 orë. Këtë e vuan edhe autoambulanca. Por me gjithë shërbimet publike të dobëta, duket si cudi që në Ksamil ka qendër shëndetësore që ofron shërbim 24 orë në 7 ditë të javës. Ky shërbimn ofrohet FALAS për këdo shqiptar apo të huaj. Kjo qendër është pjesë e një liste prej 30 qendrash shërbimi 24 orëshe që janë në mbështetje të vizitorëve në të gjithë territorin e vendit, kryesisht përgjatë bregdetit, në periudhën qershor – shtator. Ka mjekë dhe infermierë. Zgjidh aty një urgjencë mjekësore si pickim insekti, kafshim gjallese ujore, irrtim lëkure, trazim gastro-intestinal, dëmtime të lëkurës nga dielli, teperatirë të lartë për fëmijët, etj. Ka dy mjekë dhe infermierë.

Sivjet është viti i 10 që funksionojnë. U shfaqën për herë të parë në verën e 2014. Midis mosbesimit të pushuesve dhe pengesave administrative të autoriteteve burokratike që u dukej cudi që të kishte qendra shëndetëtsore aty ku në periudhë të zajonshme nuk ka banor. Ëshët nga të paktat raste kur një shërbim publik nuk fillon si pasoje e një incidenti që bëhet lajm apo e një kritike publike. Është një shërbim që u kërkua me ngulm nga vetë ministri i athershëm. Nuk ishte mjek por kishte ndjenjën e detyrës së funksionarit publik dhe vizionin se boom-i turisitik i vitëve të mëtejshme do të duhet të kishte edhe nevojen e prezencës se këtoj shërbimi të domosodoshëm.

Territori i qytezës së Ksamilit nga nevojë për një plan kapilar të përmirësimit urban dhe nje plan te levizshmerise urbane. Ndërhyrja duhet të fillojë sa më parë. Pa pritur miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm. Por ky nuk duhet të jetë vetëm e thjesht një projekt i bashkisë Sarandë.

Bashkia Sarandë duhet mbështetur financiarisht. Dhe jo vetëm kjo. Por të gjitha bashkitë që kanë barrën e përballimit të përditshëm të sezonit turisitik dhe që nuk marrin të ardhura shtesë nga buxheti i shtetit (pervec nje skeme te vecante per mbetjet urbane qe funksionon prej 2022). Prej 10 vitesh është i miratuar, por fle në bibliotekën e parlamentit ligji i financave vendore që parasheh taksat e ndara. Me fjale më të thjeshta, një % e parave që arkëtohet nga TVSH e mbledhur në territorin e Bashkisë Sarande duhet të shkojë për buxhetin e bashkisë Sarandë. Po ashtu edhe tatimi mbi te ardhurat e te punesuarve, qofte sezonale. Per sa kohe u mbahet ky tatim nje pjese duhet te shkoje tek financat vendore.

Verën e ardhshme duhet të jetë gati edhe një flotë e dedikuar autobusesh ne funksion te zonave me fluks te larte turitesh. Meqe do te jete nje nderhyrje e re, le te fillohet me autobuze green. Qeveria le te dale garant per kredi apo qera financiare qe mund te duhet te marrin operatore te ndryshem privat qe do te ofrojne kete sherbim per vetem dy muaj.

Related Posts

Leave a comment