Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kreshnik Spahiu: Berisha shpalli arrest për Belerin në 1994 dhe e kandidoi në 2023

-640-0-1694800831x800-0-650499c04cb5c-522

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë televizive se me zgjedhjen e Fredi Belerit si kandidat të tij në bashkinë Himarë, Sali Berisha ka treguar inkoherencë politike. Spahiu u shpreh se Berisha në vitin ‘92 kur ishte president kishte nxjerrë fletë arresti për Fredi Belerin për masakrën e Peshkëpisë, ndërsa në 2023 e kandidoi për kryebashkiak në zonën më delikate të vendit.

“Kur Berisha ishte president dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në 92 Beleri ishte i shpallur në kërkim për vrasjet në Peshkëpisë dhe Berisha ka qenë pjesë e konfliktit me Greqinë në atë kohë për arrestimin e 5 përfaqësuesve të OMONIA një ndër të cilët Beleri. Ky njëri që e çoi Shqipërinë për shkak të konfliktit me Greqinë në ’97, kalon në një kapitull të ri dhe këtë njeri për të cilën kishte nxjerrë fletë arresti na e  nxjerr si përfaqësues politik në zonën më të çmuar dhe më delikate në pjesën diplomatike, se të gjitha projektet e organizatave të Vorio Epirit kanë qenë që të helenizojnë pjesë nga Himara e poshtë”, tha Spahiu.

Related Posts

Leave a comment