Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kreshnik Spahiu: Blendi Gonxhja, një nga tre liderët kryesorë të lëvizjes studentore ‘90. I suksesshëm si drejtues

-800-0-9c3921f494629108e9fbdfca15984ba8

Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania vendimin e kryeministrit Edi Rama për t’i besuar Blendi Gonxhes ministrinë më të re të kabinetit të tij, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Spahiu u shpreh se Gonxhja është një nga liderët kryesorë të lëvizjes studentore ’90 dhe një nga njerëzit që ka zhvilluar një karrierë shumë të suksesshme edhe pse në heshtje.

“Nuk kam qasje për modelin e ministrisë që ka zgjedhur Rama por kam qasje për individin që ka zgjedhur. Ka kopjuar modelin nigerian, që në gjithë planetin ka këtë ministri. Sa i përket ministrit që ka emëruar, di të them dy fjalë, Gonxhja është një nga 5 organizatorët e protestave të dhjetorit dhe lider i lëvizjes së dhjetorit.

Ka një karrierë politike të gjatë, në heshtje dhe ndoshta mendoj se ka merituar 100 herë më shumë se 100 deputetët që ka PS.

Profili i tij ka qenë i suksesshëm në një drejtori që ka pasur, një mision minimal por që e ka kthyer të suksesshme. Shërbimet në drejtorinë që ai drejton janë më të shpejta dhe më pak burokratike se në shumë vende evropiane”, tha Spahiu.

Related Posts

Leave a comment