Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet inteligjente.

Sipas tij procesi gjyqësor ndaj Sali Berishës nuk është politik, por krejtësisht i planifikuar nga Prokuroria e Posaçme dhe hetimet për çështjen.

“Unë nuk e shoh si një proces politik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar prej vitesh në prokurori dhe janë financuesi kryesor i reformës në drejtësi dhe SPAK-ut. SPAK-u ka mbështetjen e partnerëve perëndimorë në këtë proces dhe në disa të tjerë dhe unë gjykoj që prokuroria nuk ka ngritur një proces politik, por një proces nën mbështetjen dhe frymëzimin e partnerëve ndërkombëtarë,” – u shpreh Spahiu.

Related Posts

Leave a comment