Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Saliu godet Ambasadoren e SHBA së dhe Gjykatën me terminologji sovjetike

Berisha Kim

 Bashkë me shthurjen mendore të Saliut, sot po shihet se është i trembur i gjithë korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë”, shkruan në një postim të fundit në faqen e vet në rrjetin social fcb, avokat politikani Spartak Ngjela. Dhe më tej vijon:

“Dhe Saliu dhe të korruptuarit e trembur po godasin ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zonjën Yuri Kim.

Kurse ambasadorja qesh me ta se ua di hallin: të gjithë këta kanë frikë nga ligji.

Se kanë vjedhur shqiptarët.

Normal, kjo është psikologjia e vjedhësit në të gjithë botën. Por shqiptarët kanë shpresë të shpëtojnë se në këtë kohë historike kanë përkrahës drejt çlirimit të tyre Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurse të korruptuarit, kanë shthurje mendore, në këtë rast. Dhe duhen mëshiruar.

Kjo që po shihet sot në Shqipëri, është psikologjia e atij që ka frikë jo vetëm nga burgu, por edhe nga shpronësimi.

Do t’iu konfiskohet pasuria dhe të gjitha paratë që këta banditë të korrupsionit shqiptar u kanë  vjedhur shqiptarëve. .

Normal.

Por, për faktin që të korruptuarit janë acaruar me frikë, dhe Saliu godet edhe gjykatën me terminologji sovjetike, kuptohet se fitorja e shqiptarëve është shumë e afërt.

Pse çfarë po pritet?

Kuptohet se goditja është e afërt. Dhe, për faktin që reformën antikorrupsion po e drejton politika amerikane, ambasadorja Yuri Kim duhet të jetë shumë e sigurt dhe shumë e vendosur.

Dhe, në fakt, ashtu po tregohet.

Janë metrat e fundit drejt çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga pushtimi shumëvjeçar i korrupsionit të lartë shtetëror.

Dhe, në këto çaste vendimtare për historinë e Shqipërisë, do shihni përditë çjerrmat që do të lëshohen si klithma nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i lartë shtetëror; por do të shohim edhe vendosmërinë e politikës së jashtme amerikane që do të spikasë, me forcën amerikane, nga ambasadorja Yuri Kim kundrejt korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë.

Related Posts

Leave a comment