Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dëboi diplomatët, Rusia ‘sulmon’ ashpër Greqinë: Ju ndihmuam të formonit shtetin, ndërsa ju…

-800-0-6262e53ac7141

Rusia ka reaguar ashpër ndaj Greqisë për dëbimin e diplomatëve rus. Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova është shprehur se ky vendim u mor në kohën kur zëvendëssekretarja e shtetit të SHBA-së do të vizitojë Greqinë.

Sipas Protothemës, përmes një postimi në Telegram Zakharova e lidh deportimin e diplomatëve me vizitën e të shtetit Victoria Nuland në Greqi si dhe me 6 prillin me sulmin nazist në 1941 dhe pyet veten nëse zgjedhja është e rastësishme apo është një “llogaritje e saktë djallëzore”.

Përfaqësuesi i ministrit të Jashtëm rus foli edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se shteti grek, i cili u krijua falë ndihmës së Rusisë me lider të parë ministrin e Jashtëm rus, mbeti pa marrëdhënie diplomatike me Rusinë.

“ Dhe kjo pavarësisht se ne ndajmë besimin me grekët, ne trashëgojmë të njëjtën traditë dhe në përgjithësi nuk kemi refuzuar kurrë të ndihmojmë miqtë tanë grekë ”, thekson ajo duke kujtuar ndihmën e vitit të kaluar për shuarjen e zjarreve.

Në fakt, Zakharova tha se veprime të tilla si dëbimi i diplomatëve rusë për arsye të solidaritetit euroatlantik fshijnë të kaluarën e përbashkët të dy popujve.

“Nuk është as keq që solidariteti euroatlantik fshin të shkuarën, në fund kush nderohet është zgjedhja sovrane e kombit. Është një gjë e keqe që i privon njerëzit dhe popujt nga e ardhmja, nga pavarësia dhe e drejta për këtë zgjedhje sovrane”. -shtoi ajo.

Më 6 prill, Ministria e Jashtme njoftoi se 12 anëtarë të misioneve diplomatike dhe konsullore të Rusisë në Greqi po dëboheshin dhe klasifikoheshin si persona non grata në vend.

Related Posts

Leave a comment