Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SHBA “LEGALIZON” PD-në PA “NON GRATA”

Karen -me-alibeajn dhe tabakun

Takimi i Ndihmës Sekretares Amerikane për Çështjet Europiane e Euroaziatike, Karen Donfried, me kryetarin legal të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe dy drejtuesit e tjerëkësaj partie Tabaku e Bardhi, është një shuplakë e fortë dhe përfundimtare ndaj personit “non grata” dhe grupit që i shkon mbrapa.

Kjo mund të quhet “e premtja e zezë” për fundin e Sali Berishës, i cili prej 10 muajsh, ka nisur diversionin pervers kundër zyrtarëve të lartë amerikanë, sidomos ndaj ambasadores Yuri Kim, qëndrimet e të cilës, Uashingtoni i konfirmoi si qëndrime zyrtare.

Fakti, që takimi i zonjës Donfried me Alibeajn, u bë një ditë para kuvendit anti-amerikan të 30 prillit, të sajuar nga ish-kryetari Sali Berisha, tregon se DASH njeh si partner politik, vetëm PD-në pa “non grata” në krye e brenda saj.

Enkelejd Alibeaj u kërkua në takim prej zonjës Donfried, me statusin Kryetar i PD dhe drejtues i Grupit Parlamentar, paçka se Sali Berisha dhe grupi i tij “Foltore”, kanë nxjerrë urdhëra shkarkimi në emër të forumeve të PD, pa pasur mandatimin dhe miratimin e tyre.

Para këtij takimi mes zyrtares së lartë të DASH dhe kryetarit të PD, Enkelejd Alibeaj, ish-kryetari “non grata” Sali Berisha, vërsuli disa “piliveska” në “FB”, për të vazhduar sulmet kundër diplomatëve amerikanë në Shqipëri.

Plaku i tmerruar Sali Berisha, mund ta etiketojë si t’i dojë këtë takim, por ulërimat, intrigat dhe sajesat e tij as në kuvendin e 30 prillit, nuk e zbehin dot faktin, që Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Karen Donfried është e dërguara e Presidentit Joe Biden, dhe çdo vizitë e takim ajo i bën në emër të platformës së tij.

Brenda këtij kuadri e qëndrimi zyrtar të shefit të Shtëpisë së Bardhë, është takimi i saj me krye-demokratin Enkelejd Alibeaj e dy drejtues të PD dhe shpërfillja e ish-kryetarit “non grata” Sali Berisha e grupit që po përdoret prej tij, si “çetë e harbuar fejsbukiste” kundër DASH.

Ky takim, ua preu shpresat foltoristëve të zemëruar pse nuk u bënë deputetë, disa deputetëve, ish-drejtorëve, militantëve e trafikantëve të joshur nga plaku “non grata”, se SHBA do ta njihte si “PD”, por nuk ndodhi e nuk do të ndodhë kurrë.

Për politikën zyrtare të DASH, Sali Berisha është dhe do mbetet jo vetëm “non grata”, por dhe një “kalë i ngordhur”, që i përket botës së errët të tranzicionit shqiptar.

Related Posts

Leave a comment