Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

‘Gërdeci’/ Ish-përgjegjësi Veiz Muça: Në punë u shkelën të gjitha rregullat nga babëzia për të sjellë sa më shumë municion

-640-0-gerdeci-2

Ish përgjegjësi Veiz Muca është dëshmitari i radhës që është marrë sot në pyetje në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu mbi shpërthimin e depos së armëve në Gërdec në 2008.

Ai ka treguar se në punë shkeleshin të gjitha rregullat.

Veiz Muca: Kam mbaruar shkollën e mesme ushtarake në Zallherr. Kam punuar punë të ndryshme në ndërtim dhe në ushtri kam qenë tëk kembsorja.

Në Gërdec kam punuar nga 12 Qeshori 2007-15 Mars 2008. Në pune me ka marrë Dritan Minxolli atë e njihja dhe i kam kërku punë. Ai më ka shpjegu cdo gjë aty mendova se bëhej demontimi i fishekëve. Deliorxhin nuk e njoh e kam parë por ai s’ka pasur kontakt me mua.

Fillimisht isha brigadier dhe kontrolloja punën e atyre që merreshin me shkarkimin e predhave. Por ata i hidhin tutje dhe për këtë u zura me Dritanin. Pasi i thashë qe puntorët nuk jane te kujdesshëm ai me shkarkoi nga aty dhe më dërgoi diku tjetër, po brigadier.

Aty vinin të gjitha llojët e artilerive, për predhat 100 mlm kishte një poligon ( blloku i betonit me vrima) pasisje tjera s’kishte. Zjarre të vogla ka pasur por janë fikur me fikset e zjarrit. Kishte njerëz të tjerë që merreshin me ato punë. Në Gërdec ishte baruti i dy ditëve pasi nuk kishte vend në konteiner për ta vendos dhe nuk ishte dërguar as në fabrikë. Ditën e ngjarjes iku Dritani dola dhe unë porosita rojen të mos fuste njëri brënda.

Ngjarja ndodhi kur sapo isha largu 200 metra më poshtë. Zjarri ka fillu aty ku bëhej demontimi. Baruti trasportohej me karroca. Kur prisheshin karrocat i riparonte ai Deliu e kishte shtëpinë aty afër. Sipas asaj që më kanë tregu puntorët zjarri ka fillu tek një karrocë me barut. Karroca i ishte prish djalit të atij Deliut. Ai e kishte dërgu në shtëpi dhe e kishte ngjit. Unë atë ditë s’i kam dhënë leje askujt.

Deliu i thoshte drejtorit Dritanit që i saldonte ai karrocat nga dy tre në ditë që dëmtoheshin. Dua të them dicka “babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion dhe babëzia e punëtorë për të bërë sa më shumë punë për të arrit normën i shkelnin rregullat në punë. Të më thuash sot që të shkosh të bësh atë punë sikur 1 milion në ditë të më japin nuk shkoj më.

Related Posts

Leave a comment