Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rikthet dosja e Gërdecit/ SPAK nis hetimet për Fatmir Mediun

Capture-590-752x440

Një vendim i Gjykatës së Lartë ka nxjerrë nga pluhuri i arkivave e shumëpërfolurën dosje të Gërdecit, duke ja transferuar hetimin e veprës kriminale më të rendë të tridhjetë viteve paskomuniste Prokurorisë së Posaçme SPAK. E veçanta e këtij hetimi qendron në faktin se në qendër të tij është Fatmir Mediu, ish ministri i Mbrojtjes së asaj kohe, i cili po me një vendim absurd të Gjykatës së Lartë të vjetër, ishte lenë i patrazuar.

Kjo lëvizjë e Gjykatës së Lartë të re vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për të nisur gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

SPAK pritet të kërkojë në GJKKO gjykim të ish-ministrit dhe veprime hetimore shtesë.

E menjehershme ishte edhe levizja e SPAK, qe beri te ditur se ka regjistruar procedim penal ndaj te pandehurit Fatmir Mediu per “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues,

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi ka tërhequr nga Gjykata e Lartë aktet e dosjes penale në ngarkim të Fatmir Mediut, ka regjistruar ndaj tij procedim penal për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu.

Hetimet për tragjedinë e Gerdecitr, ku vdiqen 26 persona, shume te tjere u plagosen me një dëm miliarda lekë, janë kryer ne periudhen 2008-2009, asokohe nga Prokuroria e Përgjithshme.

Related Posts

Leave a comment