Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mediu nis fushatën: Ta kemi për nder që jemi patriotë. Ja kë do mbështesim më 14 maj për kryetar bashkie

mediu-750x375

“Bashkë për Shqipërinë” është slogani që shoqëron fushatën zgjedhore të Partisë Republikane. Mesazhi që dha për mbështetësit e saj kryetari i kësaj partie, Fatmir Mediu, është që çdo votë në 14 maj të shkojë për Nr. 4, Partinë Republikane, në fletën e votimit për këshilltarë, ndërsa vota për kryebashkiakun të shkojë për Belind Këlliçin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Shihni te njerëzit e politikës njerëzit e gabueshëm. Shihni brenda jush dëshirën e pagabueshme të dashurisë dhe lumturisë. Të ngremë lartë rolin tonë si individë, të mbrojmë familjen si themel i shoqërisë, të vendosim drejtësinë mbi pronën private, të përulemi me respekt përballë të përndjekurve politikë, të ulim taksat, të mbështesim biznesin, punësimin, të zhvillojmë ekonominë familjare dhe kombëtare, të kthehemi në shoqëri solidare dhe të mirësisë”, tha Mediu.

“Të jemi patriotë e ta kemi për nder që jemi patriotë. Çdo çast të jetës sonë të duam kombin dhe Shqipërinë. Por të duam së pari dhe të respektojmë njëri-tjetrin”.

Kandidatët për këshilltarë të republikanëve thanë se do të bëjnë fushatë për një Tiranë të jetueshme dhe me identitet. Ata theksuan nevojën për luftë të përbashkët për një Shqipëri europiane.

Related Posts

Leave a comment