Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tre deputetë lënë mandatet për të kandiduar për kryetarë bashkie, ja emrat që i zëvendësojnë

-640-0-1677151890xkuvend-669

Tre deputetë kanë dorëzuar mandatin e tyre për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Paraditen e kësaj të hëne dorëzoi mandatin Besjan Ajazi, i cili do të kandidojë në Bashkinë e Gramshit për Partinë Socialiste. Vendin e tij në parlament do ta zërë Shkëlqim Bullari.

Ndërkaq, të premten, dorëzuan mandatet dy deputetët e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi, të cilët do të zëvendësohen në parlament, respektivisht nga Asllan Dogjani dhe Qamil Xhafa.

Janë edhe dy deputetë të cilët sot duhet të dorëzojnë mandatin. Benet Beci nga Partia Socialiste, do të kandidojë për Bashkinë e Shkodrës dhe vendin e tij mund ta zërë Ilir Beqja. Ndërsa, nga foltorja, në Vaun e Dejës do të kandidojë Zef Hila. Mandatin e tij do e marrë Ludovik Hasani.

Related Posts

Leave a comment