Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmi me armë ndaj “TCH”, Braçe: Ngjarja dhe arsyet nuk janë banale, goditje ndaj lirisë së fjalës

-640-0-1674583294xbrace-489

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas sulmit me armë ndajTop Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.

Braçe shkruan se ngjarja nuk është banale dhe as arsyet e saj nuk janë të tilla, duke kërkuar nga Policia e Shtetit që të bëjë detyrën dhe të zbardhë sa më parë aktin e rëndë, që nga politika dhe njerëzit e medias është silësuar si “terrorist”.

Reagimi i plotë:

Sulmi me arme ndaj Top Channel eshte jo thjesht kriminal, por me i egri ndaj nje mediaje ne Shqiperi! Duke patur te shenjuar ne mendje, humbjen e tmerrshme dhe ende te pazbardhur te themeluesit te medias me te madhe ne vend, sulmi i sotem eshte edhe me i rende!

Nuk eshte nje ngjarje banale apo e lidhur me arsye banale e gjitha kjo!

Liria e Top Channel nuk eshte liria e nje ndermarrjeje private, por eshte liria e shprehjes e secilit ne kete vend! Ndaj secili sot duhet te dije autoret dhe qellimin e tyre dhe pergjigjen duhet ta jape shteti; Ai eshte nje nder garantet e lirive tona!

Mbeshtetje maksimale Policise se Shtetit per te bere detyren deri ne fund, zbulimin e venien para pergjegjesise te autoreve; tani, sa me pare!

Ngushellime pa fund per humbjen e jetes se punonjesit ne detyre; ngushellime familjes se tij! Solidaritet me Top Channel, cdo gazetar, cdo punonjes te tij! Patjeter qe jeta juaj vjen e para, Por liria eshte ceshtje e jona! Kurajo!

Related Posts

Leave a comment