Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nxori nga burgu Dan Hutrën, Braçe akuzon gjyqtarin Gerd Hoxha: Ka kaluar Vettingun me ndërhyrje sa andej-këtej

WhatsApp-Image-2021-06-03-at-09.45.02-1-1068x602-1-750x375

Në një kohë Kur Gjykata e Tiranës, i ka dalë në mbrojtje gjyqtarit Gerd Hoxha që ka liruar nga burgu vrasësin, Dan Hutra, deputeti socialist Erion Braçe hedh akuza të rënda në drejtim të tij.

Ai thotë se Gerd Hoxha ka dhënë argumente absurd në vendimin për të liruar nga burgu Hutrën, teksa ajo që e bën më të rëndë tha Braçe, është fakti që ai ka kaluar vettingun. Sipas Braçes, ky gjyqtar e ka kaluar vettingun me ndërhyrje “sa andej, këtej”.

Ai tha se ky gjyqtar, që vendimin e tij e ka bazuar mbi faktin se autori “ka pak klasë shkollë dhe nuk kupton normal e familjes dhe shoqërisë, si dhe se ka kanosur me fjalë dhe jo me vepra”, ka kaluar Vetingun. Sipas tij Vetingun e ka kaluar me ndihmë “edhe këtej edhe këtej”, duke drejtuar gishtin nga PD dhe PS.  Sipas tij ky është problemi kryesor.

“Shqipëria e ka përjetuar kaosin, kjo thirrja këtu që nga mëngjesi që nesër mbledhur atje, ka lidhje me qytetarët, s’ka lidhje me sallën, ajo që ndodhi dje me 6 gra është një miniaturë e kaosit që ndodhi në 96 që kishte përgjegjës politikanët.

Nuk do i përmendja për nekrofili, dhe më vjen keq për atë që është thënë në seancë, gjykatësi ka thënë një tmerr, se ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën që që të mos i njohe rregullat dhe ky gjyqtar e ka kaluar vettingun me ndërhyrje edhe këtej dhe andej, ky është problem, është problem shumë i madh”, tha Braçe.

Vrasja e 3 grave dhe plagosja e 3 të tjerave nga Dan Hutra ditën e djeshme në Tiranë mund të ishte parandaluar.

Pavarësisht precedentëve të 40 vjeçarit, i dënuar më parë për vrasjen me thike të bashkëshortes së tij, përdhunimin e kunatës dhe pengmarrjen e mamasë së kunatës, gjyqtari Gerd Hoxha u mjaftua që ai të kryente vetëm pak muaj burg për dhunimin e bashkëjetueses se tij Elena Hysa, të cilën e plagosi këtë të mërkurë në tentativë për ta vrarë.

Kështu i “hapi derën” e burgut vrasësit Dan Hutra, i cili ishte dënuar për dhunë në familje.

Related Posts

Leave a comment