Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrau tri gra në Tiranë, Gjykata lë në burg Dan Hutrën

auto_u11677925239

Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për Dan Hutrën, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave në masakrën e 1 marsit në kryeqytet.

Prara gjyqtarit ai ka deklaruar se çdo gjë e ka bërë me vetëdije të plotë dhe se nuk është penduar.

“I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Kur më dënuan për dhunë në familje më dënuan pa asnjë provë, ndaj i bëra të gjitha. I pranoj të gjitha dhe nuk jam i penduar. Etleva Kurtin e vrava se i vëllai deshi të më helmojë në burg“, deklaori ai.

Seanca e caktimit të masës së sigurisë për Hutrën u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të dyshimeve të forta që ka prokuroria dhe policia se ai mund të jetë autor i dyshuar i ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në periudhën maj 2021- qershor 2022.

Hutra bëri masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa, duke i vrarë motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj.

Related Posts

Leave a comment