Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Braçe ironi në Kuvend: Spaho është për rekord Guinness, si mundet që s’e zëvendësoi njeri me bilbilin?!

auto_edmondi1676555039

Deputeti socialist, Erion Braçe ka ironizuar demokratin Edmond Spaho, i cili vijon t’i bjerë bilbilit prej më shumë se 4 orësh.

Braçe: Ka katër orë e 16 minuta që i bie. Është një rekord Guinness, me fuqinë që ka do t’i bjerë edhe 10 herë sot. Si ka mundësi që se zëvendësoi asnjëri nga ju, si ka mundësi,  e bën robi edhe për solidaritet, për t’i thënë o Mondi faleminderit që sakrifikove për ne, ka robi një çikë mor vlla, po mirë që Berishën e latë atje përjashta, mirë që Tritan Shehun e latë atje përjashta.

Po të çmoj më, unë se bëj dot më, ti e bën. Këtu të duket vetja i marrë nëse flet për çështjet e ditës. Analfabetizmi funksional është këtu brenda.

Tha mos vidhni dinjiteti tuaj para interesave të Edi Ramës, po mo do ta bëj, kuptoje atë që thua se është skandal. Problemi i madh është që në 10 vite shqiptarët i kanë dhënë kësaj kompanie të kontraktuarit nga Sali Berisha mbi 100 miliardë lekë, është para e madhe, 8 herë më shumë nga çdo kishte marrë në Kosovë. Në krahun tjetër e vetmja gjë që mbetet është që më në fund e kemi mundësinë juridike që ta ndërpresim këtë kontratë. Doni që të jetë një shërbim publik apo doni që ky të jetë një shërbim në dorë të një kompanie.

Related Posts

Leave a comment