Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Alibeaj reagon nbaj grupit të Berishës: Opozitë nuk është të bësh zhurmë dhe jashtë seance të ndash me oligarkë, afera

-640-0-1668681434xalibeajpng-490

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, ku ka refuzuar t’u përgjigjet akuzave të kolegëve të tij demokratë se është “i shitur tek Edi Rama”.

Ai tha se opozita reale është shkëputja nga mentaliteti i 30 viteve, ndërsa shtoi se detyra e opozitës është t’u thojë qytetarëve shqiptarë të vërtetën.

“Ky është mocion për një çështje të rëndësishme, integrimi. Rruga që duhet ndjekur drejt Brukselit. Kush e do opozitën e se kush bën opozitë reale, të bëjë vetëm diçka, të shkëputet nga gjuha e tmerrshme që ka 30 vite. Kjo është ndarje në gjuhë në mentalitet, në sinqeritet. Opozita bëhet e ndjerë, nuk bëhet hipokrite, nuk është të vish të bësh zhurmë e pastaj të ndash. E vërteta i duhet thënë shqiptarëve, me çfarëdolloj kostoje. Duhet të jemi të bindur që sakrifica që na kërkohet është të dëgjojmë të shara, pazarëxhinj.

Ky është kontribut e sakrificë e ca njerëzve që mund të jenë edhe të fshehur, i8 dalin përball pazareve të 32 viteve, pse jemi ende me mendimin e 32 viteve? Prej kësaj që ndodh këtu. Kush bën pazare? Ai që voton kundër hapjes së dosjeve të komunizmit, ai që denoncon portin e Durrësit? Kërma josh e di këtë punë, e di që duhet guxim i madh. Këtë duhet të bëjmë ne të gjithë, e kemi mbajtur për shkak të fisnikërisë.

Njerëzit janë të qartë prej shumë kohësh se çfarë ka ndodhur mes nesh. Të vërtetën duhet ta themi troç ashtu siç është, këtë mocion e kam thirrur unë, kryetar i grupit parlamentar të PD-së. E kam për nder për t’ju përfaqësuar ashtu siç seli prej jush përfaqëson nderin. Ka një pjesë të shoqërisë që e do një orë e më parë shkëputjen nga ky tranzicion banal. Askush këtu që bën zhurmë nuk u kujtua fare, vetëm sot I ra ndërmend.

32 vite më parë pak kush mund ta kishte menduar se Shqipëria nuk do të ishte anëtare e BE-së. Këto nëntë vite qeverisin këta, edhe shumë vite të tjera do të kalojnë para se kjo ëndërr të bëhet realitet. Është e mbushur plot me gabime e kaluara por unë kam guximin ta shoh kështu siç është.”, tha Alibeaj.

Related Posts

Leave a comment