Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Palaço je ti, legen”, Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca pas përplasjes me Ramën në Kuvend

-640-0-1671724821xramaaaaapng-168

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare që po zhvillohet këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Shkak është bërë debati i zhvilluar me kryeministrin Edi Rama i shoqëruar me tone të larta.

Vendimi u mor nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.

Replikat:

Rama: Cilët janë oligarkët dhe mafiozët. Mor zotëri të çohet personi dhe të thotë mua më ka intimiduar filani, jo me shpifje, një çetë shpifsish.

Bardhi: I ke çuar ti.

Rama: I kam çuar unë se e ke bindje ti. Palaço.

Bardhi: Palaço je ti.

Rama: Ti je palo cirku. Të thuash ke intimiduar njerëz pa asnjë provë sille provën. Ti je një palaço cirku.

Bardhi: Ti je një legen, një mafioz.

Rama: Je një palaço që i ofron fytyrën një cikru mashtrimesh dhe fantazish, të kesh turp.

Related Posts

Leave a comment