Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha sulmon Ramën: Urrejtje ndaj pedagogëve, po përdor vetting-un si hanxhar!

Sali-Berisha-2-1-750x375

Sali Berisha në mbledhjen e grupit në selinë e PD-së, ka mbështetur protestën e pedagogëve duke hedhur akuza mbi kryeministrin Edi Rama. Sipas Berishës, Rama po kërkon që të largojë elitën nga ky vend, ndërsa shton se ai po përdor Vettingun për pedagogët si një hanxhar.

Berisha mes të tjerash thekson se i pari që duhet të bëjë vettingun është vetë Edi Rama i cili sipas Berishës ka ndërtuar një vilë në Surrel pa asnjë faturë.

“Elita e Kombit tonë që ka si shtëpi Universitet është në grevë. Në protestë për kërkesat më elementare, më mund të paraqiten nga një trup akademike. “

“Rama po sillet sikur të kishte nxjerr Enver Hoxha nga hunda. Ky është kreu i një organizate më korruptive në Europë. Firmos qindra milion dollar, ku entet i thonë je në kundërshtim me ligjin. Ky kërkon vetting pedagogëve. Ka fytyrë ky që parkun rreth shtëpisë 5 mijë metra katror e ka blerë me 2 dollar. Parku është në zonë të ndaluar, në zonë të mbrojtur. Ky që u përmend vettingun si hanxhar pedagogëve. Ja kush flet për pastërti figure. Zonja e tij thotë u bënë me kurbanin. Ai thotë u bë me emigracionin. Ai nuk ka asnjë faturë. Ai ka deklaruar se sa lek ka, por sarajet e tij u ngritën komplet. Ky kërcënon me mbyllje universitete. U mbylla thotë po u futët në grevë.” tha Berisha.

Related Posts

Leave a comment